Leka: Korrupsioni, një qelizë kancerogjene që përhapet menjëherë

Leka: Korrupsioni, një qelizë kancerogjene që përhapet menjëherë

Në studion e emisionit “Arnautistan”, studiuesi dhe piktori Gazmend Leka, u ndal te korrupsioni dhe përkufizimi i tij që nga Bibla deri në shoqëritë moderne. 

Leka tha se në Shqipëri, korrupsioni është kthyer në kryefjalë.

Në Shqipëri korrupsioni nuk është më fjalë, është bërë kryefjalë. Është graduar le të themi. 

Atë e gjen që nga podiumi i Parlamentit, deri te kafeneja më e humbur e një fshati të humbur të Shqipërisë. Është si një ëireless i shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Të gjithë flasin për korrupsionin. 

Është një gjë shumë e rëndë, sidomos me këto gjërat e fundit që kanë ndodhur. 

Gjithmonë kam bërë një krahasim: nëse ke një turrë drush të drejta dhe fut aty një dru të shtrembër, ai e prish turrën menjëherë. 

Është tamam si një qelizë kanceroze në trup që përhapet menjëherë.

 Është kundërta, nëse ti ke një turrë drush të shtrembra dhe vendos një të drejtë, nuk e prish rregullin fare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy