U sulmua nga lakuriqi i natës në gjumë, vdes nga tërbimi burri në SHBA

U sulmua nga lakuriqi i natës në gjumë, vdes nga tërbimi burri në SHBA

Një burrë në Illinois u kafshua nga një lakuriq nate në gjumë dhe pak kohë më vonë ai vdiq nga tërbimi. Ky është rasti i parë në vend që nga viti 1954 ku një njeri humb jetën nga kafshimi i lakuriqit të natës.

“Burri i cili ishte në të 80-tat, u zgjua me një lakuriq nate në qafë në muajin gush dhe refuzoi trajtimin për tërbim pas ekspozimit”, tha Departamenti i Shëndetit i Illinois në një deklaratë për shtyp duke paralajmëruar njerëzit për "lakuriqët e natës që mund të jenë në shtëpinë tuaj "

Një muaj më vonë, burri filloi të përjetonte simptoma të tërbimit duke përfshirë: dhimbje në qafë, dhimbje koke, vështirësi në kontrollin e krahëve, mpirje të gishtërinjve dhe vështirësi në të folur.

Lakuriqi u kap dhe rezultoi pozitiv për sëmundjen. Ndërkohë burri ndërroi jetë pak kohë më vonë.

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve konfirmuan diagnozën përmes testimit të martën.

"Tërbimi ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga çdo sëmundje," tha Drejtori i IDPH Dr. Ngozi Ezike në njoftim.

Sipas CDC , shumica e lakuriqëve të natës nuk kanë tërbim, edhe pse shumica e njerëzve në SHBA infektohen me këtë sëmundje nëpërmjet këtyre gjitarëve.

Rastet njerëzore janë të rralla, me vetëm një deri në dy të raportuara çdo vit në SHBA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy