Arrestohet autori i shpërthimit me eksploziv në zonën e “Vasil Shantos”

Arrestohet autori i shpërthimit me eksploziv në zonën e “Vasil Shantos”

Policia ka arrestuar autorin e atentatit me eksploziv që tronditi një natë më parë zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë.

Autori i atentatit me eksploziv është identifikuar dhe arrestuar sot nga Policia. Sipas policisë ai është Arben Bardhi dhe është arrestuar në qytetin e Lezhës.

Bardhi po tentonte t’i fshihej arrestimit, por kjo ishte e pamundur pasi policia kishte dijeni për vendodhjen e atentatorit dhe ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Një natë më parë në Rrugën “Mihal Popi” në Tiranë në katin e dytë të një banese është vendosur një sasi lënde plasëse. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, por fatmirësisht ajo nuk ka shkaktuar viktima, por vetëm dëme materiale.

Autori dyshohet se ka një konflikt të vjetër pronësie me pronarin e banesës, i cili është Vasil Stavro.

Të njëjtës familje i është vendosur edhe më parë lëndë eksplozive si dhe i është djegur një automjet. 

Po ashtu saktësohet se konflikti ka lindur pas blerjes së apartamentit që ishte i sekuestruar prej një banke të nivelit të dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy