Krimi te adoleshentët, Binjaku: Familjet e kanë të vështirë procesin edukues, shumë fëmijë janë jashtë autoritetit prindëror (VIDEO)

Krimi te adoleshentët, Binjaku: Familjet e kanë të vështirë procesin edukues, shumë fëmijë janë jashtë autoritetit prindëror (VIDEO)

Sociologia Entela Binjaku ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e të dielës ku një 18 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një sherri midis dy grupesh të rinjsh pranë rrethrrotullimit të Shkozës në kryeqytet.

Lidhur me këtë ajo u shpreh se dhuna tek fëmijët vjen si pasojë e ambientit ku janë rritur, ndërsa theksoi se shumë prej të rinjve nuk mësojnë asgjë në ambientet e riedukimit.

Sipas Binjakut sot familjet e kanë shumë të vështirë procesin edukues dhesë ka shumë fëmijë që janë jashtë autoritetit prindëror.

Intervista e plotë

1.Zonja Binjaku,  duket që vitet e fundit janë shtuar rastet e vrasjeve apo plagosjeve në radhët e adoleshentëve. Cilat janë shkaqet që ndikojnë në rritjen e dhunës në këto grupmosha?

Vrasjet, tentativat për vrasje, përdorimi armëve, vjedhjet e përsëritura shpërndarja e substancave në shumicën e rasteve dëgjojmë se kanë protagonistë moshat e reja. Besoj se shkaqet që i çojnë këta të rinj drejt sjelljeve kriminale janë të natyrave të ndryshme, janë shkaqe me tiparin e personalitetit, mjedisit ku rriten si dhe lidhen me faktorë tërësisht të shkëputur prej tyre të lidhura me mungesën e institucioneve që kanë për detyrë edukimin e moshave të reja.

2.Në përgjithësi shumë të rinj, adoleshentë kapen me armë, si procedohen…a funksionojnë strukturat e riedukimit?

Ne po shohim se po mbushen institucionet me mosha të reja. Minorenët janë në disa raste dhe përsëritës, hyjnë e dalin në polici si në shtëpinë e vetë dhe nuk mësojnë asgjë nga procesi riedukues. Shohim një pjesë të madhe të rasteve që janë të rinj që janë shkëputur nga shkolla, apo të rinj që vijnë nga familja ku njëri prind mungon apo familje me shumë fëmijë, apo të mitur që kanë humbur prej kohësh kontrollin prindëror. Këto shoh si shkaqet kryesore që çojnë këta të rinj drejt sjelljeve kriminale. Familja është baza besoj, sepse është ajo që duhet të ruajë atë lidhjen e fortë dhe me institucionin shkollor. Këta të mitur shohim se shpesh herë janë jashtë kontrollit të prindit dhe shkollës dhe më shpejt përqafojnë ato sjellje që janë joshëse në rrugë. Por të mos harrojmë se jetojmë në një shoqëri ku kriminaliteti është bërë dukuri dhe shkojnë dhe hedhin shikimin mbi këta të rinj që janë një pre e lehtë për tu tërhequr.

3.Sa ndikim ka familja por edhe shkolla në formimin e tyre…. A keni ju të dhëna, ka nxënës të shkollave 9-vjeçare që shkojnë me thika në shkollë…?

Familjet sot e kanë shumë të vështirë, procesi edukues është shumë i vështirë sot sepse vetë shoqëria shqiptare në këto 30 vjet hyri në shumë procese të njëkohshme. Procesi integrimit në shumë struktura dhe si të tilla këto procese kanë qenë aq të vrullshme dhe kaotike saqë shteti dhe ka munguar dhe familjet sa kanë mundur për edukimin e fëmijëve, por jo të gjitha familjet ja kanë dalë sepse ka familje me mungesë të njërit prind, apo familje shumë të varfra. Ndikimi i faktorëve të jashtëm është shumë i lartë mbi vetë individin dhe vetë familja e ka shumë të vështirë të ruajë aktivitetin kur kontrolli i mjedisit të jashtëm është shumë i fortë.

Mendimi për shkollat është se ato janë dora e zgjatur e shoqërisë, aty ku ndërpret njëfarë shkalle ndikimin e vetë familja aty fillon shkolla, por për fatin tonë të keq dhe ajo është në një pikë shumë të dobët dhe këtë e tregojnë rezultatet e fëmijëve të mitur, kushtet ku përvetësohen dijet, rezultatet e dobëta të vetë arsimtarëve dhe investimet e pakta si dhe në mbylljen e shkollave. Sot jemi në një kohë ku nuk ka shkolla si gjithkund dhe shumë shkolla në fshatra i është vënë dryni. Sado të themi aty ku ka një shkollë të mirë aty ka një bazë shumë të fortë dhe njerëz të përgjegjshëm që kryejnë detyrat, por këtë për fat të keq se gjejmë kudo. Një tjetër e metë është se sa i takon lëndëve që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me formimin tonë nuk i zhvillojnë qytetarëve ndërgjegjen.

Unë kam dëgjuar nga mediat raste që raportojnë dhe flasin për konflikte dhe nuk mungojnë armët e ftohta në shkolla, por për mua më shumë problem është përdorimi i substancave narkotike se sa këto armë. Dhe vajzat po ashtu ajanë bërë përdoruese të këtyre substancave dhe kemi parë që ka rënë mosha e fillimit të tyre deri në 12 vjeç. Në raste të tilla ne shohim se këta janë të mitur shumë në risk për tu bërë pre e sjelljeve kriminale dhe për tu përdorur dhe u kërcënohet seriozisht e ardhmja sepse përdorimi i substancave është risk i drejtpërdrejtë i shëndetit të tyre mendor.

4. Po rrjetet sociale, për shembull Tik-tok, çfarë ndikimi ka…? A duhet shteti të marrë masa në kufizimin e tij?

Të them të drejtën nëse do isha bashkë me ju në një shoqëri gjermane, franceze apo spanjolle do ta reklamoja me shumë forcë që shteti të bëjë të mundur ndalimin, por për fat të keq ne jetojmë në një shoqëri që nga institucionet pret shumë pak dhe shpeshherë atë që presim nga shteti shpesh herë e bëjmë vetë. A mund të bëjë diçka shteti për tiktok, të them të drejtën ky rrjet social ku ka llogari të të miturve, lë shumë për të dëshiruar, shpesh herë shohim sjellje nga më të pabesueshme, fjalor i keq, mungesë e plotë e dinjitetit vetjak dhe dëgjojmë nga shoqëritë perëndimore që janë duke marrë masa në këtë drejtim, shpresojmë të vijë dhe tek ne që të mësojmë. Por nuk duhet të harrojmë se të rinjve sado tu thuash ata mësojnë përmes modelit dhe një nivel banal që përcillet nga aty të vjen është për të ardhur keq.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy