Sekuestrohen 121 pako me hashash në kufi me Greqinë, policia në kërkim të trafikantëve

Sekuestrohen 121 pako me hashash në kufi me Greqinë, policia në kërkim të trafikantëve

Policia e Korçës sekuestroi në kufirin e gjelbër Shqipëri Greqi, 121 pako me lëndë të dyshuar si narkotike kanabis sativa.

Droga u gjet në vendin e quajtur "Piramida 54", Vidohovë, e ndarë në dy çanta sportive dhe një thes.

 Policia bën me dije se 121 pakot e mbështjella me letër natriban, dyshohet se janë me lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Nga ana e shërbimeve Policore Shqiptare në bashkëpunim me Policinë Greke, janë koordinuar veprimet dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP- Korçë, po kryejnë veprimet e nevojshme proceduriale të rastit dhe peshimin e sasisë të lëndës së dyshuar narkotike.

Materialet për hetime të mëtejshme do t'i  referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy