<p>Pano Soko nga Nisma Thurje thotë se partitë e vogla duhet të bashkohen, për të bërë të mundur fitoren përballë maxhorancës aktuale. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Soko u shpreh se nuk është koha për ndarje.</p> <blockquote> <p><em>E vetmja që do të donin të testonin te ne është a jemi ne të pjekur mjaftueshëm për të marrë pushtetin. Ky është një moment historik. Ne jemi këtu për të rrëzuar një elitë politike, një klasë politike. A jemi ne të pjekur mjaftueshëm? Nuk e pëlqejmë njëri tjetrin? Por sot nuk është momenti për të bërë këtë ndarje. Po ju kujtoj historinë e Skënderbeut me thuprat. Ne duhet të kuptojmë se nëse duam vërtet të ngadhënjejmë mbi këta duhet të bëhemi bashkë. </em></p> </blockquote> <p> <a href="https://www.fibank.al/individe/kredi/kredi-konsumatore/kredi-konsumatore-premium" target="_blank" rel="noopener noreferrer"> <img alt="Fibank" width="300" height="100" src="https://www.mcntv.al/sites/default/files/fibank8.gif" loading="lazy"> </a> </p>



