Ministria e Arsimit po bën përgatitjet për mësim online në rast të mbylljes së shkollave.
Për TvT, përgjegjësi i sektorit të Burimeve Njerëzore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, Fiqiri Cifligu thotë se janë parashikuar 3 skenarë, ndërsa janë shtuar 1 mijë mësues për të përballuar nevojat.



