"Emri", Stoltenberg-Zaevit: Pas finalizimit të marrëveshjes, do t'i bashkoheni NATO-s

"Emri", Stoltenberg-Zaevit: Pas finalizimit të marrëveshjes, do t'i bashkoheni NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dhënë shpresa për anëtarësimin e Maqedonisë në aleancën veri-atlantike. Ai ka thënë gjatë konferencës së përbashkët me gazetarë me kryeminsitrin Zoran Zaev, se në samitin që do të mbahet pas dy javësh do të jepet ftesa për të filluar negociatat.

Por shefi i NATO-s në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev në Bruksel, theksoi se do të anëtarësohet pasi të përfundojnë të gjitha procedurat për zbatimin e marrëveshjes për çështjen e emrit. 

Stoltenberg tha se bazuar në praktikën e deritanishme, negociatat për anëtarësim në NATO zgjasin 1 ose 1 vjet e gjysmë.

"Problemi me emrin bënte hije një kohë të gjatë në rajon, ka frenuar prosperitetin dhe sigurinë, por tani ka mundësi për një të ardhme më të ndritur. Pres që në samitin tonë pas dy javësh, krerët e shteteve dhe qeverive t'ju ftojnë të filloni bisedimet për anëtarësim dhe kur të gjitha procedurat brenda vendeve të përfundojnë për ta finalizuar marrëveshjen, ju do t’i bashkoheni NATO-s. Pa e finalizuar marrëveshjen, vendi juaj nuk mund t’i bashkohet NATO-s në një të ardhme të paparashikueshme. Pra, kjo është një mundësi historike, që nuk guxon të lëshohet. Dera e NATO-s është e hapur, ju jeni në prag" – deklaroi Jens Stoltenberg, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë pozitivisht në referendumin që do të mbahet në vjeshtë, në mënyrë që Marrëveshja për emrin të finalizohet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy