
190 kallëzime janë depozituar dhe referuar në SPAK dhe prokuoritë e rretheve, në atë që cilësohet krim zgjedhor. Sipas të dhënave të publikuara nga INFOCIP, Partia Demokratike kryeson me kallëzimet për krimin zgjedhor. Kreu i kësaj qendre, Gerti Shella propozon ndalimin e votimit në zgjedhjet e ardhshme, për cilindo që përfshihet në shit-blerjen e votës.



