Blerjet online, Tuci: Konsumatori shqiptar duhet të edukohet

Blerjet online, Tuci: Konsumatori shqiptar duhet të edukohet

Konsumatori në Shqipëri ka nevojë të edukohet në lidhje me mënyrën si funksionon biznesi online. Në studion e MCN Economy, Suela Tuci, drejtoreshë marketingu në Iceberg Communication, tha se ky edukim duhettë nisë që nga domosdoshmëria për pajisjen me faurë për produktin që merr.

Është e vërtetë që konsumatorët duhet të edukohen. Ne mundohemi që ti edukojmë, në mënyrë që ata ta kuptojnë shërbimin që duhet të marrin. Konsumatori duhet të edukohet që të mos blejë një produkt pa faturë. Sepse nëse blen pa faturë nuk ka të drejtë të ankohet.

Sa i takon raportit biznese fizike-biznese online, Tuci tha se kostot reduktohen në rastin e dytë.  

Bizneset online kanë më pak kosto. Ka sisteme që lejojnë të punosh nga shtëpia. Unë mund të punoj nga ambienti i shtëpisë për një X platformë. Pra reduktojmë kostot e ambienteve, ngrohjes etj. Nëse do të kishim një market apo magazinë, tendenca është që të kemi disa bashkëpunëtorë dhe jo një magazinë. Kjo i ul kostot.

Sipas Tucit, fakti që blerësi shqiptar nuk mund të bëjë blerje online në të gjitha vendet e botës ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si funksionon ky treg.

Fakti që kalojnë në disa blerës e bën që të rritet në mënyrë artificiale vlera dhe kostoja. Secili do të shtojë pjesën e vet, plus taksat. Nëse ne do të kishim, mundësinë që ne si blerës të blejmë në çdo vend të botës... Kam përshtypjen se kjo është bërë se shumë persona blinin dhe i rishisnin. Ne në Shqipëri sipas një raporti të BB, 95% e produkteve i kemi të huaja.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy