
Pyetjes se si do të bëhet bashkimi i demokratëve, deputeti i PD, Saimir Korreshi, përmes skype në edicionin e “MCN live”, iu përgjigj me faktin se PD-së i duhet një proces gjithëpërfshirës nga të gjithë.
Korreshi, tha se procesi ka nevojë për kohë porse të gjithë duhet të shikojnë njëri tjetrin në sy për gabimet që kanë ndodhur dhe të hedhin një hap pas.
Basha ka ikur tashmë, mendoj se duhet të ketë një proces gjithëpërfshirës. Më 6 mars, nuk fituam, por ishim në luftë brenda llojit. Që të bëhet ky bashkim, demokratët kanë nevojë për një bashkim real dhe jofiktiv, procesi ka nevojë për kohë e jo për afate, do të vijë natyrshëm, nuk është bërë asnjëherë analizë, dhe të fillohet me ristrukturimin ku të përfshihen të gjitha palët, duhet një nismë nga lart.
Berisha e Basha duhet të kishin bërë një hap prapa për hir të demokratëve në bazë, të dilnin me një kandidatë, ata kanën krijuar një konflikt, është e frikshme, do kohë që të rigjenerohet.
Të gjithë bashkë të mblidhen të gjejnë mirëkuptim, duhet të shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe të hedhin të gjithë një hap pas, se nëse do të rijmë kështu, asgjë nuk bëjmë.



