Netflix hap kategorinë “Black lives matter” në mbështetje të kauzës

Netflix hap kategorinë “Black lives matter” në mbështetje të kauzës

Që nga fillimi i protestave në Shtetet e Bashkuara, mbështjetja ndaj kauzës “Black Lives Matter” ka qenë e madhe. Edhe gjigandi Netflix, ka shprehur gatishmërinë për të shfrytëzuar fuqinë e platformës së tyre për të përhapur mesazhin e përfshirjes në kauzë.

Kështu që shërbimi i transmetimit ka vendosur të mbledhë nën kategorinë “Black Lives Matter” një përzgjedhje titujsh midis dokumentarëve, filmave dhe serive televizive, me të cilat synon të nxjerrë në pah historinë e përvojave të komunitetit afrikano-amerikan.

Nisma është një pikë fillestare me qëllimin për të pasur një impakt të madh tek njerëzit në mbarë botën. Kjo është një mundësi shumë e mirë për të stimuluar reflektimin në çështjet e racizmit.

Nëse për Netflix USA kategoria duhet të paraqitet drejtpërdrejt në faqen kryesore, në versionet e vendeve të tjera të platformës është e nevojshme të kërkoni kategorinë "Black Lives Matter" si një çelës kërkimi për të hyrë në përmbajtjet e zgjedhura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy