
Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se prezenca e grupeve krimninale në Shqipëri është e dukshme dhe dy janë mënyrat që mund të dalësh në fushatë: të gjesh bandat e tua, ose të dalësh i vetëm. Sipas Sejaminit fushata e Durrësit duhet të jetë pro kulturës dhe kundër korrupsionit.
Është e dukshme që grupet kriminale janë prezentë kudo në Shqipëri... përballë këtij realiteti ka pasur një hutim nga opozita.
Dy teori janë; ai ka bandën e tij dhe duhet të gjesh e ti bandat e tua.
Tjetra është ti thuash qytetarit unë nuk jam me bandat dhe jam i vetëm.
Durrësi ka detin si asnjë vend tjetër, ka histori, është afër kryeqytetit. Greqia e krijoi historinë, ne e kemi në Durrës dhe ne duam ta kthejmë qytetin në lluks arab. Qeveria s’ka për të bërë port tjetër, është një gënjeshtër dhe qeveria ua ka dhënë një privati portin tjetër. Durrësi do mbetet pa port. Fushata e Durrësit duhet të jetë pro kulturës dhe kundër korrupsionit. Durrësi ka qenë kryeqytet. A mundet këto vende historike të kthehen në pallate?!



