Reforma territoriale, Mziu: PD merr pjesë në komision, por jo për fasadë politike (VIDEO)

Reforma territoriale, Mziu: PD merr pjesë në komision, por jo për fasadë politike (VIDEO)

Deputeti i PD, Xhelal Mziu, deklaroi në një intervistë për MCN se opozita është e gatshme të marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, duke mohuar akuzat për bojkot. Sipas tij, PD ka qenë pjesë e komisioneve parlamentare, përjashtuar vetëm një javë bllokimi.

Mziu kritikoi ndarjen territoriale të vitit 2014, të cilën e cilësoi si të dështuar, duke theksuar rritjen e administratës dhe të fondit të pagave pa përfitim për qytetarët. Ai tha se PD do të jetë pjesë e komisionit vetëm nëse ai funksionon realisht dhe jo si fasadë politike, ndërsa shprehu shpresën për dialog dhe reagim qytetar për një reformë funksionale.

Intervista e plotë:

-Cili është qëndrimi juaj personal për pjesëmarrjen në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, duke pasur parasysh vendimin e Kryesisë së PD?

Duke marrë shkasë nga të dy prononcimet që bëhet, dua të përgënjeshtrojë edhe Taulant Ballën sepse ai duhet të merret më shumë me komisionin e mandateve i cili ka dy muaj nuk funksionon, së dyti Mazniku e ka të pamundur të bëjë mbledhje sepse është me dakordësinë e dy bashkëkryetarëve dhe e ka të pamundur të bëjë mbledhje. Ne kemi kërkuar që në krye të herës që në muaj korrik të këtij viti të kemi një Reformë që të përmirësojë. Nuk ka qenë bojkoti, vetëm një javë kemi bllokuar të gjitha komisionet dhe të gjitha herët kemi marrë pjesë. Vullneti i PD është të marrë pjesë dhe të dakordësohen për një produkt. PD dhe opozita ka argumenta mjaftueshëm për të patur një reformë që të ofrojë shërbime proporcionale territoriale dhe të krijojë pavarësi financiarë të njësive vendose. 

-Pse jeni kundër vendimit të Sali Berishës dhe çfarë ndodhi sot në mbledhjen e grupit?

Kudo ka debate dhe me shumicën është vendosur që do të merret por jo si fasadë, por sic funksionojnë. 

-A ka më hapësirë për dialog me PS për të gjetur një zgjidhje pa përdorur mekanizma zhbllokues?

Shpresoj dhe ngelem shpresëplotë që të reagojnë të gjithë qytetarët. 

-Duke qenë se thoni se do të jenë pjesë e komisionit, cili do të jetë qëndrimi juaj?

Që në 2014 kur ishim te shoqata e bashkive që nuk duhet të ishte një ndarje e tillë sepse ishte një shkurtim drastik. Shqipëria e ka 40 mijë që janë këtu e kemi 4-7 herë më të madhe se BE. Nga 17 mijë që ishin të punësuar, ka shkuar në 41 mijë dhe është 5-fishuar fondi i pagave në total. Pra pagat nuk shkojnë te qytetari, por të administrata, pra te patronazhistët. Ju besoj keni ndjekur shumë vende ku shteti ju jep banesa dhe kredi që të mos shpopullohet vendi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy