Dosja “184”/ PD pritet të ankimojë vendimin e Prokurorisë

Dosja “184”/ PD pritet të ankimojë vendimin e Prokurorisë

Partia Demokratike pritet të ankimojë vendimin e Prokurorisë për dosjen “184”, të manipulimit të zgjedhjeve në Dibër. Për këtë arsye, Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë dosjen e plotë “184” dhe vendimin e saj për këtë çështje. Pas kësaj, i hapet rruga ankimimit të çështjes në gjykatë.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, e bëri kërkesën me cilësinë e kallëzuesit 4 vjet më parë të krimit të blerjes së zgjedhjeve në Dibër. Partia Demokratike theksoi se drejtësia nuk bëri drejtësi me dosjen 184 dhe pushimin e çështjes për urdhëruesit e manipulimit të zgjedhjeve, duke nisur me Edi Ramën.

“Hetimi, i nisur mbi bazën e kallëzimit të PD zgjati me shumë se 4 vjet, me synimin taktik të paligjshëm për te tejkalusr afatet proceduriale për të shmangur ndëshkueshmërinë e personave, që kanë kryer krime elektorale”, thuhet në kërkesën e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD.

PD shpreh edhe një herë bindjen se hajdutët e vërtetë të zgjedhjeve duhet të përballen me ligjin, në çdo kohë dhe kushdo qofshin!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy