Rama paralajmëroi kufizime të energjisë, Elezi: Qeveria ka bërë 60 tendera për të blerë energji, SPAK t’i hetojë urgjent! (VIDEO)

Rama paralajmëroi kufizime të energjisë, Elezi: Qeveria ka bërë 60 tendera për të blerë energji, SPAK t’i hetojë urgjent! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar kufizime të energjisë elektrike në të gjithë vendin. Faktin se jemi në situatë të rënduar energjetike e bëri të ditur në ditën e dytë të takimit me kryebashkiakët në Pogradec.

Për ekspertin e ekonomisë, Eduard Elezi mungesa e energjisë elektrike është krijuar nga keqmenaxhimi i sektorit të energjisë nga qeveria. Sipas Elezit, Shqipëria ka bërë 60 tendera dhe nuk është prokuruar për energji elektrike afatgjate.

Eksperti i ekonomisë shtoi se qeveria ka blerë energji për çmim shumë herë më të lartë seç ka qenë në bursë dhe kjo gjë duhet të hetohet nga SPAK.

Më tej Elezi paralajmëroi se nëse çmimi i energjisë elektrike rritet, efekti i saj do të reflektohet deri në rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.

Intervista e plotë:

Z. Elezi, kriza energjetike e paralajmëruar muaj më parë duket se tashmë do të ketë ndikimin e saj. Kryeministri Rama paralajmëroi sot kufizim të energjisë në të gjithë vendin dhe për këtë u tha kryebashkiakëve të bëhen gati. Rama gjithashtu tha se ka gati projektin për të aplikuar kufizimet e energjisë dhe këtë sipas tij e bën për të mos rritur faturën e qytetarëve dhe të bizneseve.

Si e shihni këtë skenar të qeverisë, mendoni se jemi përpara një situate të mungesës së energjisë së disponueshme?

Sektori i energjisë elektrike ka ndikim direkt te qytetari shqiptar. Nga 2021 kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike, ka shkuar 200 lekë KW/H dhe nuk po menaxhohet siç duhet situata e energjisë elektrike.

Qeveria ka bërë 60 tendera dhe nuk është prokuruar për energji afatgjate. Do të thotë që këta kanë blerë energji për çmime shumë të larta. Ka pasur një tender të dështuar për investimin e tenderave për prokurimin e energjisë elektrike nga korporata. Kanë bërë një platformë që nuk dihet as kush e ka bërë platformën. Të hetohet pse janë bërë 60 tendera dhe pse nuk ka reaguar prokuroria.

Niveli i Fierzës është në më të ulëtin dhe kjo vjen nga keq menaxhimi. Humbjet që prej 10 vitesh ka pasur mbi 1 mlrd euro investime dhe humbjet janë po të njëjta para 10 vitesh. Ku janë këto para dhe ku kanë shkuar? Në Shqipëri prodhohet energji 9 terravat dhe konsumi është 7.5, me tarifa të rregulluara është 5,5. Çfarë ka ndodhur dhe pse flitet për ndërprerje të energjisë elektrike? E bëjnë këtë për t’iu rritur çmimin qytetarit siç bënë para një viti me bizneset. Kanë idenë vetëm për të rritur çmimin dhe për të vendosur kufizime.

-Kryeministri gjithashtu është shprehur se nuk është blerë energji elektrike. Në kushtet e mospërballimit të situatës nga prodhimi i brendshëm, a jemi përpara një situate ku përveç kufizimeve mund të kemi rritje të çmimit të energjisë?

60 tendera që ka bërë korporata ka harxhuar mbi 300 milionë euro. Këta po prokurojnë kur janë çmimet më të larta. SPAK duhet t’i hetojë urgjent. Këta kanë bërë një platformë “private” dhe e menaxhojnë në një mënyrë private dhe nuk ka transparencë.

-Çmimi për një megavat/orë për energjinë elektrikë në burse ka arritur se fundmi në 670 euro. Çdo të thotë një çmim i tillë për Shqipërinë?

Paratë kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve shqiptarë. Bursa aktualisht është 360 euro në pikë, pra më i larti. Këto teoritë që i kanë blerë aq, janë teori, dhe po mund ti kenë blerë. Për më tepër këtë duhet ta hetojë SPAK.

-Ndërkohë jemi në kushtet që brenda gushtit pritet të mbarojë edhe garancia vene në dispozicion nga qeveria për të subvencionuar qytetarët. Çfarë mund të presim në shtator?

Tendenca është për ti rritur çmimin dhe ka tendenca që prokurohet energji. Garancia nuk është ajo e qeverisë shqiptare e cila garanton blerje të energjisë elektrike. Sektori i energjisë elektrike të funksionojë dhe duhet parë në uljen e abuzimit dhe vjedhjet. Këta vjedhin e janë hajdutë. Duhet të ketë një kontroll nga strukturat përkatëse.

-A pritet të kemi një efekt zinxhir për shkak të kufizimeve të energjisë? Them ketë duke marrë parasysh të gjithë sektorët e prodhimit në vend

Efektet e tarifave të energjisë prekin të gjithë sektorët. 99% e bizneseve shqiptare funksionojnë me energji elektrike dhe nëse ndodh rritja do të ketë efekt në rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy