Tola: Skema e pensioneve është e falimentuar, prognozat tregojnë që deficiti do të thellohet (VIDEO)

Tola: Skema e pensioneve është e falimentuar, prognozat tregojnë që deficiti do të thellohet (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë, Igli Tola deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se prognozat për skemën e pensioneve tregojnë që deficiti do të thellohet.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Tola tha se raporti 1.1 kontribuues për 1 përfitues nuk është një trend normal dhe kjo vjen kryesisht për shkak të eksodit dhe largimit të të rinjve.

Më tej, Tola tha se skema aktuale e pensioneve në vend nuk funksionon në kushtet që jemi dhe se duhet ta ndryshojmë ose të shkojmë drejt një sistemi hibrid si bota.

Së pari Shqipëria filloi të aplikojë në 90 sistemin klasik.  Për vitet 90 në Shqipëri kjo skemë ishte ok, por këto 3 dekada kanë ndodhur zhvillime dramatike dhe është e lidhur me eksodet e njëpasnjëshme dhe atë të vitit të fundit, të largimeve të moshave te reja që kanë kontributin më të madh. Aplikimi i kësaj skemë kur kemi më shumë se 330 milionë euro për të mbajtur në këmbë këtë skemë është absurde, në çdo vend tjetër do të kërciste. Çdo vit, koeficienti, raporti është bazik. Duhet një raport 4-5 kontribues për përfitues.

Sa kohë jemi larg këtij koeficienti 1.1 dhe në 2023 shkon në 1.03 shkon drejt mbijetesës. Kjo skemë ka filluar të zëvendësohet në vendet perëndimore. Plakja e popullsisë nuk rekomandon aplikimin e një skemë se sjellë skemë të rëndë fiskale. Është e nevojshme që të presim që 2040 kjo skemë të errësohet është sikur të presim ardhjen apokalipsi. Prognozat tregojnë që deficiti do të thellohet, po të shkojnë 500 milionë euro për të mbajt në skemë pensionet më duket jo mirë.

Të bëhet një ndërgjegjësim, një edukim financiar. Një pjesë e 24.5% që qytetarët të paguajnë të shkojnë për investime, dhe të shkohet drejt një zgjidhje që e kanë bërë dhe vendet e rajonit. Maqedonia përdor këtë skemë por me një kolonë tejet aktive. Ata paguajnë 18% dhe një  pjesë shkon për skemat private. Mungojnë elementet minimalë për të pasur një mirë menaxhim të kuadrit publik. Nëse bëjmë aktive kolonën e dytë dhe detyrojmë një % të caktuar të shkojnë drejt kolonës së dytë, do të ketë një përkeqësim afat shkurtër por do të ketë përmirësim afatmesëm dhe afatgjatë. Pjesa më e madhe e buxhetit shkon për koncensione PPP. Nuk ka rentabilitet të parasë publike.

1 me 1.1 nuk është trend normale, skema është e falimentuar po e mbajmë me zor në këmbë, një skemë që të merr 300 mln tregon që diçka nuk shkon.

Duke vijuar më tej, Tola tha se nëse skema vijon me këtë trend dhe nuk merren masa për ta ndryshuar atë do të ketë rrezikim të pensioneve në zonat rurale dhe urbane. 

Nëse skema vijon me këtë trend dhe nuk merret masa do të ketë rrezikim të pensioneve në zonat rurale dhe zonat urbane. Nëse nuk merren masa është e pashmangshme. Këto janë mjete për të arnuar sistemi, Nëse do të ketë vullnet dhe do të mendohej për një strategji do të ishte për të ndihmuar biznesin. Ne nuk jemi vend atraktiv për të ndihmuar biznesin, është privati ai që punëson. Nëse do të ketë plane për të kthyer të larguarit duhet të mendohet për të ndihmuar dhe subvencionuar biznesin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy