Dhjetë shqiptarë u arrestuan orët e fundit në Itali në 3 aksione të ndryshme, ndërsa u është sekuestruar plot 24 kg kokainë. Dy rastet e para janë dërgesa personale, ndërsa rasti tjetër ka të bëjë me një grup shqiptarësh që shiste kokainë dhe ofronte seks me pagesë, teksa klientët vinin me tren nga Milano.



