Borrell: Sanksione edhe ndaj gjyqtarëve rusë

Borrell: Sanksione edhe ndaj gjyqtarëve rusë

Ne po propozojmë masa kundër anëtarëve të qeverisë ruse, Dumës dhe Këshillit të Federatës, si dhe të ashtuquajturve gjyqtarë, të cilët, në vend që të mbështesin shtetin e së drejtës, i japin legjitimitet të rremë rusëve, pushtetarëve me vendimet e tyre të paligjshme.

Kështu deklaroi përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme në Bashkimin Europian, Josep Borrell.

Unë po u prezantoj shteteve anëtare rreth 200 individë dhe entitete të tjera që do të sanksionohen.

Ndër ta përfshihen ata që janë përgjegjës për aktivitetet ushtarake, dezinformimin, plaçkitjen e grurit ukrainas dhe dëbimet çnjerëzore dhe të paligjshme dhe rrëmbimet e fëmijëve ukrainas.

Ne po vendosim masa kufizuese ndaj gazetave, njerëzve dhe organizatave që sulmojnë hapësirën publike me dezinformata, duke u përpjekur të shmangin fajin e Rusisë dhe duke helmuar mendjet e njerëzve.

Ne jemi të vendosur të veprojmë në mbështetje të Ukrainës, për aq kohë sa duhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy