Shishet e vodkës me shijet më të çuditshme

Shishet e vodkës me shijet më të çuditshme

Ka vite që vodka është një nder pijet më të preferuara dhe për këtë arsye janë bërë përpjekje të ndryshme për të bërë lloje sa më të veçanta.  Tani do njiheni me shishet e vodkës me shijet më të çuditshme në botë.  

Firma ruse Sputnik hodhi në treg një  shishe vodke me shije trëndafili, e cila ka kombinime vajrash esencial të trëndafilave natyral të Damaskut. Sipas kompanisë, për prodhimin e saj përdoren vetëm petale trëndafilash të mbledhura me dorë. Ajo duket më shumë si parfum, por ka gjithsesi shumë njerëz që e preferojnë.  

Vodka tjetër ka shije domatesh. Ajo nuk përdoret vetëm për të bërë koktejin e famshëm Bloody Mary, por është një shpikje e guximshme nga firma Three Olives.  Përveç vodkës me domate, e njëjta firmë nxori në treg dhe një shishe vodke edicion të veçantë me shije çamçakëzi. Përse do të donte dikush të provonte vodka me shije çamçakëzi? Përgjigja është e paqartë. 

Lloji tjetër i vodkës, i cili do t'ju çudisë është vodka me shije proshute. Nëpër botë ka akullore me shije proshute, çokollata si dhe pije të ndryshme. Nuk do të ngelte pa u provuar edhe vodka me shije proshute. Kështu doli në treg vodka Bakon. 

Në këtë listë nuk kishte si të  mungonte vodka me shijen më të veçantë, ajo me shije salmoni të tymosur. E distiluar me akull akullnajor, është rozë, e tejdukshme  dhe ka shije peshku.  Gjatë nxjerrjes në tregun botëror, një nga partnerët e kompanisë Alaska Distillery, Toby Foster tha se besonte,  se kjo ide ishte një krijim gjatë një momenti çmendurie dhe dehje./Culturizando/ 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy