
Matt Hancock ka kërkuar falje për shkeljen e rregullave të distancës sociale, por tha se ai do të qëndronte si ministër i Shëndetësisë dhe pasi u shfaqën fotot e tij duke u puthur me asistenten e tij duke u puthur.
Laburistët dhe Liberal Demokratët bënë thirrje që ai të jepte dorëheqjen pasi “The Sun” publikoi pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë ku shihej teksa Hancock puthej me Gina Caladangelo , të cilën ai e emëroi vitin e kaluar drejtor jo-ekzekutiv në Departamentin e Shëndetit dhe Kujdesit Social (DHSC).
Sipas gazetës, fotot ishin shkrepur më 6 maj, më parë se qeveria të lejonte kontaktet intime me njerëz jashtë familjes.
Në një deklaratë, Hancock tha:
“Unë pranoj që kam shkelur udhëzimin për distancën shoqërore në këtë foto. Unë i kam zhgënjyer njerëzit dhe më vjen shumë keq.
Megjithatë unë mbetem i përqendruar në punën për të nxjerrë vendin nga kjo pandemi, dhe do të isha mirënjohës për privatësi për familjen time për këtë çështje personale."



