Lajçak: Presim të shpallen sa më shpejt zgjedhjet në Veri të Kosovës

Lajçak: Presim të shpallen sa më shpejt zgjedhjet në Veri të Kosovës

I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deklaroi se pret që zgjedhjet në Veri të shpallen shumë shpejtë.

Ndër të tjera ai theksoi se rithemelimi i pushteteve lokale në Veri të Kosovës është i nevojshëm për de-përshkallëzimin e situatës.

Presim që zgjedhjet e reja lokale në veri të Kosovës të shpallen pa vonesa të mëtejshme dhe është e rëndësishme që procesi drejt mbajtjes së zgjedhjeve të reja për kryetarë komunash në katër komuna më në fund filloi me themelimin e grupeve iniciative të serbëve të Kosovës në fillim të dhjetorit. Rithemelimi i pushteteve lokale plotësisht përfaqësuese në veri të Kosovës është i nevojshëm për deeskalimin e situatës në terren dhe për procesin më të gjerë të normalizimit, si dhe është i nevojshëm për vazhdimin e krijimit të shoqatë/bashkësi. Më vjen keq që regjistrimi i grupeve iniciative fillimisht u përball me pengesa të papritura administrative, por që atëherë kam marrë garanci nga Kosova se këto probleme do të zgjidhen së shpejti në mënyrë që mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të komunës të fillojë menjëherë”, tha ai për median serbe, Politika.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy