
Në 24 orët e fundit, forcat ruse kanë goditur Kharkivin me artileri dhe raketa. Sulmi i fundit u regjistrua mëngjesit e sotëm.
Ky lajm u raportua në Telegram nga Oleg Syniehubov, kreu i administratës ushtarake të rajonit.
Saltivka dhe Pyatykhatky dhe zona rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Kharkivit u prekën veçanërisht nga këto bombardime.
Syniehubov i bëri thirrje popullatës që sot të qëndrojë në strehimore gjatë gjithë ditës.



