Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, këtë javë pritet të vizitojë Kosovën. Lajmi është konfirmuar sot gjatë një konference për mediat nga zëdhënësi i Baerbock.
Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë bën me dije se përpos Kosovës, Baerbock do të vizitojë edhe Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë.
Kryediplomatja ka rezervuar edhe një vizitë në Moldavi, ku në fokus të diskutimeve do të jetë konflikti në Ukrainë.



