Polonia injoron paralajmërimet e BE-së dhe vazhdon me reformën gjyqësore

Polonia injoron paralajmërimet e BE-së dhe vazhdon me reformën gjyqësore

Presidenti polak Andrzej Duda ka thënë të mërkurën se ai ka vendosur të nënshkruajë dy ligje për rregullimin e gjyqësorit, në kundërshtim të kritikave të Bashkimit Europian se legjislacioni minon sundimin e ligjit në ekonominë më të madhe të Evropës qendrore.

"Unë kam marrë një vendim për të nënshkruar këto ligje", tha Duda në një deklaratë të transmetuar në televizionin publik.

Ndërsa Komisioni Evropian nisi kundër Polonisë një procedurë të paprecedentë, që mund të shkojë deri në privimin e vendit nga të drejtat e votës në BE-së nëse nuk heq dorë nga reformat e saj mjaft të diskutueshme gjyqësore.

Ekzekutivi evvropian njoftoi qëllimin e tij për aktivizimin e nenit 7 të traktatit të BE-së, parashikuar në rast të kërcënimeve që lidhen me shtetin e së drejtës në një shtet evropian, dhe shpesh i cilësuar ”armë bërthamore” në mesin e sanksioneve të mundshme nga ana e Unionit.

Qeveria polake, që mbron prej muajsh të drejtën e saj për të reformuar një sistem gjyqësor i cilësuar i vjetëruar, ka denoncuar menjëherë si një vendim ”politik dhe jo gjyqësor”, që dëmton besimin e ndërsjelltë mes Varshavës dhe Brukselit.

“Kundër vullnetit tonë aktivizuam nenin 7”, deklaroi më herët për median zëvendëspresidenti i Komisionit, Frans Timmermans, por faktet nuk na lënë zgjedhje tjetër, nuk kemi më alternativë tjetër.

Nisur nga fakti i një seri reformash, aparati gjyqësor polak është tashmë sipas Komisionit nën kontrollin politik të shumicës në pushtet, e zotëruar nga konservatorët e partisë konservatore nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy