Reagon KKT: Arsyet pse i dhamë me dyer të mbyllura lejet e ndërtimit të kullave në Tiranë

Reagon KKT: Arsyet pse i dhamë me dyer të mbyllura lejet e ndërtimit të kullave në Tiranë

Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit ka reaguar me një sqarim në lidhje me çështjen e transparencës së organizimit dhe zhvillimit të mbledhjeve. 

Reagimi i KKT-së vjen pas disa shkrimeve të media, ku ngrihej shqetësimi i mungesës së plotë të transparencës dhe vendimeve të marra jashtë vëmendjes së pulbikut në lidhje me leje të rëndësishme ndërtimi si kullat shumëkatëshe që do të ndërtohen në Tiranë, apo leje për fshatra turistikë.

Sipas Sekretariatit Teknik të KKT-së, vendimet janë marrë në përputhje me ligjin. KKT argumenton se transparenca karakterizon të gjithë procesin e aplikimit dhe shqyrtimit për leje zhvillimi dhe ndërtimi pranë Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit, pasi kryhet online nëpërmjet sistemit e-leje.
“Sistemi e-leje realizon ndërveprimin e të gjitha subjekteve të përfshira në proces, aplikuesin, autoritetet përgjegjëse për dhënien e lejeve dhe institucionet publike që kanë detyrimin ligjor të japin informacion apo pëlqim lidhur me kërkesën për leje, duke lehtësuar procedurat për qytetarët dhe duke i dhënë mundësinë që të gjurmojnë aplikimin e tyre hap pas hapi”, thuhet në reagim.

Ndërsa në lidhje me mbledhjet me dyer të mbyllura, KKT-ja thekson se kjo është një proceduarë që përcaktohet në rregulloren e funksionimit të saj.

“Në përputhje me rregulloren e funksionimit të Këshillit Kombëtar të Territorit mbledhjet kryhen me dyer të mbyllura për publikun, me përjashtim të çështjeve me interes të veçantë, si vendimmarrja për planet kombëtare, sektoriale apo vendore, për të cilat mbledhjet mund të bëhen publike. Rendi i ditës për mbledhjet botohet në faqen zyrtare të Sekretariatit Teknik të KKT-së, Agjencisë së Zhvillimit të Territorit”, thuhet në reagim. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy