Opozita shtyn protestën për 2 qershor, shkak Nata e Kadrit dhe Dita e Fëmijëve

Opozita shtyn protestën për 2 qershor, shkak Nata e Kadrit dhe Dita e Fëmijëve

Partia Demokratike ka vendosur të shtyjë protestën e radhës të parashikuar më 31 maj, për shkak që siç thotë PD, kjo datë përkon me Natën e Kadrit, një datë e shënuar në  muajin e Ramazanit.

Protesta e 7 kombëtare e opozitës është parashikuar të mbahet pas dy ditësh, më 2 qershor në orën 19:00.

Nisur nga fakti qe data 31 Maj është Nate Kadri, në respekt të besimtarëve myslimanë dhe nisur nga fakti që data 1 Qershor është dita e fëmijëve, protesta kombëtare do të mbahet më datë 2 Qershor 2019, ora 19.00, përpara Kryeministrisë”, thuhet në njoftim.

Edhe pse Partia demokratike e justifikon shtyrjen e mbajtjes së protestës me Natën e Kadrit, një ditë më parë në letrën publike drejtuar kryeopozitarit Basha, kreu i qeverisë Edi Rama lajmëroi shtyrjen e çeljes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, për shkak të protestës së opozitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy