"Putini tani është më i kërcënuar se unë. Ka më shumë njerëz që duan ta vrasin". Kështu ka deklaruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i intervistuar nga gazeta spanjolle El Mundo, duke iu përgjigjur se si ndihet, i konsideruar si njeriu, jeta e të cilit është më në rrezik në botë. “Rreziku më i madh janë ushtarët tanë në front. Çdo sekondë. Gjithmonë ka bomba. Është shumë e vështirë të flesh dhe të mbijetosh. Unë kam qenë disa herë atje dhe e di se çfarë ndodh. Sa i përket rrezikut personal është pjese e jetës sime dhe jam mësuar me të. Ka shume njerëz pranë meje qe po ashtu jetojnë në rrezik. Është një zgjedhje e ndërgjegjshme që kemi bërë. Jam krenare për detyrën që më pret. Jetoj normalisht me të”.



