
Kate Middleton ka zëvendësuar bashkëshortin e saj princin William si anëtarja më popullore e familjes mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar.
Një sondazh i ri i YouGov ka zbuluar se tre të katërtat e britanikëve (76%) kanë një pikëpamje pozitive për Princeshën e Uellsit, gjashtë pikë më shumë se sondazhi në fillim të këtij viti.
Popullariteti i saj në rritje e shtyn burrin e saj trashëgimtar i fronit në vendin e dytë, me një vlerësim të popullaritetit prej 73%.
Halla e tij, Princesha Anna, e ndjek në renditje, e preferuar nga 71% e njerëzve.
Në vendin e katërt është Mbreti Charles, me 63% të votave. Pason Princi Eduard, me 54%, ndërsa bashkëshortja mbretëreshë Camilla duket se ndan opinionin publik me një vlerësim popullariteti prej 50%.
Princi Harry është pak më popullor se gruaja e tij Meghan, përkatësisht me 31% dhe 26%. Princi Andreë është në fund të listës dhe vetëm 6% e të anketuarve kanë një opinion pozitiv për të.
Sondazhi i YouGov zbuloi gjithashtu se 58% e britanikëve kanë një pikëpamje pozitive për monarkinë.
Lajmi se Kate është më e preferuara vjen pasi ajo befasoi disa fansa mbretërorë me një gjest “të bukur”, vetëm disa javë pasi zbuloi diagnozën e saj të kancerit.



