Berisha do të paraqitet në SPAK/ Rusta: Pritet t’i komunikohet një tjetër akuzë. Efektivët me urdhër të qartë që askush të mos kalojë kordonin (VIDEO)

Berisha do të paraqitet në SPAK/ Rusta: Pritet t’i komunikohet një tjetër akuzë. Efektivët me urdhër të qartë që askush të mos kalojë kordonin (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për t’u njohur zyrtarisht me akuzat ndaj tij për aferën ‘Partizani”.

Pas ish-kryeministrit në SPAK do të paraqitet dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me MCN Livetha se pritet të ketë një tjetër akuzë për pastrim parash, duke shtuar se ky është një informacion ende jo i konfirmuar zyrtarisht.

Berisha pas 1 viti del për herë të parë nga banesa, për t’u paraqitur në SPAK, të asaj strukture që kërkoi që të vendosej në arrest shtëpie.

Është i dyshuar dhe po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai pritet të kenë një tjetër akuzë. Por s’është e konfirmuar zyrtarisht.

Rusta tha se efektivët kanë marrë urdhër të qartë që të mos lejohet askush të kalojë kordonin përveç Berishës dhe avokatit të tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy