Shqiptarin e arrestojnë sa hyn në Itali, ja pakti që i mundësoi kthimin para se t’i lindte fëmija

Shqiptarin e arrestojnë sa hyn në Itali, ja pakti që i mundësoi kthimin para se t’i lindte fëmija

Një shqiptar i ka mbyllur llogaritë me drejtësinë italiane, për t’u kthyer në Shqipëri, ku do të bëhej baba. Fatjon Katiaj rezultonte në kërkim prej vitit 2012, për grabitjen e dy prostitutave.

Pas hetimeve, policia e shpalli në kërkim si “grabitësi me biçikletë”, për shkak të mjetit me të cilin lëvizte kur u grabiti dy prostitutave 250 euro nën kërcënimin e armës.

Pas kësaj ngjarjeje, ai ishte kthyer në Shqipëri deri në korrik të këtij viti, kur ka udhëtuar drejt Italisë, pa e ditur që atje ishte në kërkim.

30-vjeçari shqiptar ishte dënuar në mungesë me 1 vit e 10 muaj burg nga Gjykata e Xhenovas.

Pas arrestimit, ai ka bashkëpunuar me policinë në mënyrë që ta lejonin të kthehej, pasi gruaja e tij priste një fëmijë.

Për të bindur gjykatën se kishte ndryshuar, ai ka bërë një doancion për Komunën e San Benedettos. Pas kësaj, ai është liruar dhe kthyer në Shqipëri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy