Një studim i fundit kanë zbuluar një hormon që shuan oreksin duke vepruar direkt në tru. Hormoni që gjendet në kocka mund të bëhet një aleat i fortë në luftën kundër obezitetit, çrregullimeve metabolike dhe diabetit.
Studimi i publikuar në revistën “Nature” është bërë në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kolumbias, SHBA.
Ky hormon quhet lipocalina 2. Ai është një molekulë e aftë për të kaluar barrierën hemato-encefalike (një lloj muri që mbron trurin nga lëndët e rrezikshme që mbërrijnë përmes gjakut). Lipocalina vepron direkt në hipotalamus, ku ndodhet edhe zona që kontrollon oreksin.



