Faturino në Tiranë humb paratë në bixhoz, nuk do e besoni idenë ‘gjeniale’ për të shpëtuar

Faturino në Tiranë humb paratë në bixhoz, nuk do e besoni idenë ‘gjeniale’ për të shpëtuar

Një 22-vjeçar, fatorino në një linjë urbani në Tiranë, nuk ka ditur si të justifikojë humbjen në bixhoz të xhiros ditore.

Për këtë shkak, ai është vetëplagosur duke përplasur kokën në mur. Më pas, kur ka shkuar të marrë mjekim, ai ka pretenduar se është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar, të cilët i kanë grabitur paratë dhe telefonin celular, shkruan “Panorama”.

Ngjarja ka ndodhur më 3 tetor 2016 në Tiranë, por i riu Ervin K. duhet të përballet tashmë me një dënim me burg.

Gjykata e Tiranës vendosi dënimin e tij me 4 muaj heqje lirie pasi ka rezultuar e provuar se ai ka konsumuar akuzën e “kallëzimit të rremë”.

Sipas Gjykatës, i riu kishte humbur gjithë lekët e xhiros ditore, 17 mijë lekë në total, para të cilat duhet t’ia dorëzonte kompanisë së linjës së urbanëve, në përfundim të ditës së punës.

Gjatë marrjes së pyetjeve nga oficerët e Policisë Gjyqësore, ai ka pranuar se ka bërë kallëzim të rremë për të justifikuar humbjen e lekëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy