Njerëzit kreativë mund të bëjnë mrekulli edhe me materialet më të thjeshta. Por ideja e një gruaja kanadeze ishte shumë e veçantë.
Claudie Dubreuil, nga qyteti Mirabel, Kebek, Kanada, ndërtoi një shtëpi me materialin më të pazakontë. Ajo iu drejtua një firme për të porositur katër kontejnerë metalikë anijesh.
Brenda 2 javësh, kontejnerët ishin gati dhe ndërtuesit “ngritën” me ta shtëpinë e re. Pjesa e brendshme dhe e jashmte u veshën me paleta druri.



