Shkon në 40 689 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Shkon në 40 689 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese në Turqi u rrit në 40 689, tha të dielën kreu i Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD) Yunus Sezer.

"Numri i viktimave vazhdon të rritet. Tani ka 40 689 njerëz të vdekur. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë. Ka ende shpresë që njerëzit të shpëtohen nga rrënojat," tha ai në një intervistë për kanalet televizive lokale.

Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë tronditën provincën Kahramanmaras të Turqisë, që ndodhet në juglindje të vendit, më 6 shkurt. Lëkundjet, të ndjekura nga 6 000 pasgoditje, u ndjenë në provinca të ndryshme si dhe në vendet fqinje, kryesisht në Siri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy