Një grua rreth moshës 35 vjeçe, është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme nga një helmim aksidental. E.XH, sipas bashkëshortit ka humbur jetën sipas helmimit aksidental.
Ajo ka lënë dy vajza të vogla. Të gjithë të afërmit janë shokuar nga kjo ngjarje, nga vdekja e parakohshme e E.XH, e cila njihej si një grua e qetë dhe e mirë.
Familjarët kanë hapur dyert e mortit.



