
Filipinet, ashtu si shumë vende të tjera të botës kanë marrë masa izolimi të përgjithshëm dhe kanë pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet e pasagjerëve dhe ato tregtare për në dhe nga vendi duke filluar nga ora 8:00 e mëngjesit sot, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Njoftimi është bërë nga autoriteti i aeroportit të vendit, thotë CNN. Fluturimet me ngarkesa, furnizime mjekësore, shërbime komunale dhe fluturimet e mirëmbajtjes do të mbeten aktive.
Filipinet deri më tani kanë konfirmuar 8 928 raste të koronavirusit dhe 604 vdekje, sipas Departamentit të Shëndetit në vend.



