Valbona Xoxa, nëna e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, është paraqitur në SPAK.
Ajo pritet të merret në pyetje për vilën në Qerret, transaksionet me kompaninë e së bijës “Ava Studio” dhe blerjet online me kartën e saj bankare.
Në një reagim publik Ajola Xoxa ka deklaruar se nuk ka lidhje me blerjet luksoze prej 860 mijë, duke u shprehur se në 10 vjet ka shpenzuar vetëm 75 mijë euro.
Kryebashkiaku Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë Tiranë më 10 shkurt 2025 dhe akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa akuzohet për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv.



