Bella Hadid është kthyer pas në kohë si një vajzë e viteve ’80. Me temë aerobinë e më shumë se 30 viteve më parë, supermodelja është shfaqur në poza seksi me një këngë të Phil Collins në sfond.
Ajo ka rikrijuar modelin e Jane Fonda-s, aktore dhe modele fitnesi e më shumë se 30 viteve më parë.
Videot që evokojnë të shkuarën janë pjesë e një projekti të revistës “Love”. 24 emra të njohur pritet të marrin pjesë në këtë projekt, përfshirë edhe Karlie Kloss dhe Rita Ora.



