StayTuned/ Sokol Bregu: Hoqa dora nga terreni pas 20 vitesh, s’mundesha të shihja më kufoma

StayTuned/ Sokol Bregu: Hoqa dora nga terreni pas 20 vitesh, s’mundesha të shihja më kufoma

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në emisionin Stay Tuned në MCN TV teksa ka folur për profesionin e tij u shpreh se ne jemi një komb i vrazhdë që se kemi te dashuria historinë tonë, por sipas tij te vrazhdësia, vrasja, arma, te krimi. Ai tha se me këtë do të tregojë se jemi një komb që nxehet për 5 minuta dhe në ato pesë minuta bën gjëmën, ndërsa theksoi se ka të paktën 6-7 vite që është paksa i shkëputur nga gazetari i terrenit. “Kam nisur punë diku nga 1995 dhe jam shkëputur nga terreni pas pothuajse 20 vjetësh sepse kisha parë aq kufoma sa nuk mundesha më të shihja, ishte një numër shumë i lartë dhe aty vendosa të kisha një gazetari diku më ndryshe, një gazetari që i mbledh fakte, marrë mendimet e ekspertëve më të mirë, pra në një formë i kam ikur disi asaj mënyrës së tmerrshme që kam parë për dy dekada me radhë me shumë gjak, me shumë trishtim, me shumë dhimbje të njerëzve të afërt që shkonin dhe shihnin në vendngjarje. Në vijim ai shtoi se në Shqipëri kanë ndodhur tragjedi nga më të mëdhatë, dhe nuk ka pasur vetëm vrasje, ka pasur tragjedi në detin Adriatik dhe Jon, ka pasur aksidente të tmerrshme. “I fundit që mund të kem parë ka qenë ai i studentëve të Elbasanit një ndër ngjarjet që vërtet më ka tronditur shumë në mënyrën se si e pash, me aq shumë kufoma të rinj të vrarë në atë aksident. Prandaj dhe jam përpjekur të largohem pak, nuk bëj fiks reporterin e rrugës kur ajo ndodh, por dal në terren një ditë pasi ka ndodhur ngjarja, e marr të gjithë brumin nga kolegët e Tv dhe shoh pamjet dhe i përdor pamjet e tyre në emisionin tim. Përpiqem ta bëj terrenin pak më ndryshe, sepse ishte e pamundur pas dy dekadash të vazhdoje të shihje sërish kufoma”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy