Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për një prej personave të arrestuar në Shkodër të shtunën. Bekim Protopapa është nën akuzë për rekrutim shtetasish për xhihadizëm.
Pavarësisht se ai i ka mohuar akuzat, gjykata vendosi që Protopapa të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.
Nëna e të akuzuarit i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ai është besimtar i devotshëm por jo terrorist.
“Pyesni fshatarët se sa i ndihmon. Shkoni në Reç, natën shkon atje kur kanë nevojë fëmijët i kanë sjellë t’ua vizitojë. Ai ka mbaruar shkollën shkëlqyer në Tiranë dhe ka ikur në Reç, ku nuk shkon askush. Ai është besimtar i devotshëm, jo terrorist”, tha ai për NEWS 24.



