100 vjet histori, tradita e prodhimit të stilografëve sfidon teknologjinë dixhitale

100 vjet histori, tradita e prodhimit të stilografëve sfidon teknologjinë dixhitale

Zhvillimi i vrullshëm i teknologjisë vitet e fundit ka nxjerrë në “pension” disa objekte që i kemi përdorur për një kohë të gjatë. Shumë mund të mendojnë se mes këtyre është edhe stilografi i dikurshëm. Por jo. Një kompani në Romë ka vërtetuar të kundërtën. Madje, në vitet e fundit të epokës dixhitale në të cilën jetojmë, ajo ka njohur vetëm sukses.

“Aurora” feston 100-vjetorin e saj si prodhuese e stilografëve. Cesare Verona është presidenti aktual i kompanisë, të cilën e ka trashëguar nga familja. “Në 5 vitet e fundit, kompania jonë ka hyrë në një rrugë të re. Im atë besonte se në epokën dixhitale, instrumentet që përdoren për të shkruar nuk do të kishin të ardhme. Por e kishte gabim”, thotë ai.

Vitet e fundit për “Aurorën” kanë qenë një histori lulëzimi. Të ardhurat janë dyfishuar, në rreth 10 milionë euro, të nxitura nga suksesi i shitjeve jashtë vendit, të cilat sot përbëjnë 70% të totalit, krahasuar me 40% në 2015-n.

“Aurora” ka hapur dyqane në Turqi, Iran, Meksikë dhe po hap një tjetër në Dubai. Kompania prodhon stilografë të personalizuar për super të pasurit. Këto produkte unike mund të arrijnë vlerën deri 300 mijë euro.

Kompania ka një strategji të veçantë për formimin e artizanëve të saj. Të paktën 2/3 e punonjësve janë femra. Po ashtu, një vëmendje e veçantë i jepet trajnimit të të rinjve, që do të ruajnë traditën.

“Kur dikush i afrohet moshës së pensionit, ne i lëmë afër gjithnjë një punonjës të ri. Nëse në kohën e tim eti, mosha mesatare e punonjësve ishte 55 dhe të gjithë flisnin dialektin piemontez, sot mosha mesatare është 35 vjeç dhe flitet kryesisht anglisht”, thotë Verona.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy