
Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me votat që Lëvizja Bashkë mori në zgjedhjet e 14 majit për të cilat u shpreh se votat për Arlind Qorin nuk kanë të bëjnë me propozimet apo ideologjitë e tij. Ai tha se votat nuk janë të Arlind Qorit prandaj sipas tij ky i fundit duhet të punojë që ti mbajë këto vota. “Ata që ju kanë votuar për mua nuk ka të bëjë me propozimet tuaja, as me ideologjinë, por ka të bëjë me dy faktorë të tjerë, e para ka të bëjë me ata njerëz që e ndjenin për detyrë për të votuar por nuk donin të votonin as andej as këtej nga të mëdhenjtë, dhe për të mos çuar votën dëm ju zgjodhën ju. Është dhe një grup tjetër që ka votuar jo për ju, por për idenë tuaj, për të inkurajuar se po ka mundësi që të lindi një parti e re që ju të bëheni shembull i kurajës për të tjerët. Patjetër që ka njerëz që mund t’ju kenë votuar dhe për çështje të moralit dhe integritetit sepse nuk kemi më pothuajse politikan të ndershëm dhe kjo s’ka të bëjë fare me ideologjinë, por mendoj se kjo është gjëja e fundit që ka tërhequr vota tek ju. Dhe duhet të dini se këta nuk janë votuesit e tu, prandaj do duhet ti mbash sepse këto vota janë vota të idesë dhe duhet ti bëni votat tuaja".



