Britania është e shqetësuar për vdekjen e protestuesve në Gaza. Këto deklarata i ka bërë kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu të mërkurën, duke thënë se situata ishte përkeqësuar.
Mbi 100 palestinezë janë vrarë në demonstratat javore të nisura më 30 mars në Rripin e Gazës, një enklavë e kontrolluar nga grupi islamik Hamas.
"Ne kemi qenë të shqetësuar për humbjen e jetës së palestinezëve", tha Netanyahu përpara bisedimeve në Londër, duke shtuar se Britania njohu të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.
Ai tha se ishte e rëndësishme për të lehtësuar situatën dhe për të rifilluar bisedimet për një zgjidhje dy shtetesh ndaj konfliktit, të cilat janë ngrirë që nga viti 2014.
Netanyahu tha se përgjegjësia për dhunën ishte e Hamasit.
"Unë mendoj se problemet atje janë të rrënjosura në qëllimin themelor të Hamasit për të shkatërruar Izraelin. Ne nuk po dëshmojmë protesta paqësore", tha ai.
Kreu i qeverisë izraelite ndodhet në një turë takimesh në Europër dhe në takin me homologen e tij në Londër, ai theksoi se, ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të minimizuar viktimat dhe njëkohësisht për të mbrojtur jetën.



