Nëntë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Nëntë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 9 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Numri total i të prekurve deri tani ka shkuar në 989, ndërsa mbrëmjen e së shtunës ndërroi jetë një paciente, duke e çuar në 32 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri.

Rastet e reja janë: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. Sipas specialistes së Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi, aktualisht në Spitalin Infektiv janë 15 pacientë të shtruar.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 998 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive:
Tiranë 60
Durrës 53
Krujë 27
Shkodër 11
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy