U bë i njohur me këngën “Përpara”, në fushatën e PS, Petrit Vullkani: Kënaqësi të këndoja me kryeministrin

U bë i njohur me këngën “Përpara”, në fushatën e PS, Petrit Vullkani: Kënaqësi të këndoja me kryeministrin

Këngëtari Petrit Vullkani i cili u bë i njohur me këngën për fushatën e Partisë Socialiste ‘Përpara’ ishte i ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”.

Teksa ka folur për sukseset e tij ai u ndal te kënga me kryeministrin për të cilën u shpreh se e ka pritur mjaft mirë faktin që do këndonte me Ramën në fushatë, këngë për të cilën shprehet se e ka bërë dhe dhuratë për PS.

Sa i përket karrierës së tij Petriti shprehet se ka filluar të këndojë që në moshën 8 vjeçare, ndërsa klipin e parë e ka realizuar kur ishte vetëm 11 vjeç.

Drupal Ad

 

 

 

Kënga ‘Përpara’ ka ecur mirë dhe normalisht më kanë njohur njerëz që s’më njihnin. Përpara lindi nga disa miq të kryeministrit u bë dhuratë në fakt për fushatën e PS-së. Kur më thanë e prita shumë mirë sepse është kënaqësi të këndosh me kryeministrin tonë.

Aktualisht kam shumë materiale të mia, por dhe me dasma merrem kryesisht në korrik fillon sezoni, si dhe jam i punësuar pranë ansamblit të teatrit Skampa në Elbasan. Kam nisur të këndoj që në moshën e vogël 7-8 vjeç dhe babain dhe xhaxhain i kam muzikant. Klipin e parë e kam bërë 11 vjeç.

Ndihma më e madhe për mua ka qenë im atë i cili gëzohet më shumë dhe për sukseset e mia. Materiali im i radhës është një klip i bukur që pritet të dalë së shpejti, kam mbi 300 videoklipe te miat në youtube.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy