Foto/ Raketat goditën lagjen e Kievit, në Irpin vijon evakuimi

Foto/ Raketat goditën lagjen e Kievit, në Irpin vijon evakuimi

Një person është vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pasi fragmente raketash ranë në një rrugë në zonën Kurenivka të Kievit sot.

Kryetari i bashkisë së kryeqytetit Vitaliy Klitschko thotë se mbeturinat ishin nga një raketë që ishte shkatërruar nga mbrojtja ajrore ukrainase.

BBC ka qenë tani në vendin ku kanë goditur fragmentet, duke kapur këto fotografi:

Ndërkohë që edhe në Irpin situata vijon të mbetet e rëndë, ku Kryebashkiaku ka folur për BBC për gjendjen e vazhdueshme të qytetit të tij, i cili shtrihet në periferi të kryeqytetit të Kievit dhe ka pësuar bombardime të rënda nga forcat ruse.

Oleksandr Markushyn përshkroi "granatimet dhe bombardimet e rënda, që po ndodhin" në të gjithë qytetin, me forcat ruse që godasin shkollat, zonat e banuara dhe shtëpitë private - si dhe pallatin e kulturës të qytetit.

Ai tha se evakuimet ditore ishin në vazhdim, por të mbushura me rrezik: "Unë po merrja pjesë në evakuimin e një kolone prej rreth 100 personash; ishte i vetmi vend i sigurt ku mund të evakuonim njerëzit," kujton ai, "pesëdhjetë metra para meje ishte një familje, dy fëmijë, një burrë dhe një grua dhe ata u vranë nga një minë.

Fatkeqësisht këto gjëra po ndodhin gjatë gjithë kohës, ata po qëllojnë mbi civilët paqësorë. Ne po nxirrnim njerëz jashtë me automjete dhe autobusë, nuk është e mundur [lejohet] të qëllohen civilët, por ata po e bëjnë këtë. Kjo është barbare, ata janë barbarë".

Ai tha se aktualisht nuk ka ngrohje, komunikim celular apo ujë në qytet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy