Poli i Jugut është vendi që është ngrohur tre herë më shumë se çdo vend tjetër në këto 30 vitet e fundit. Ky është përfundimi i një studimi të fundit i botuar në “Nature Ëeather Change”, raportojnë mediat ndërkombëtare. Si pasojë, rezulton se kjo ngohje e shpejtë mund të ketë pasoja të mëdha për shkrirjen e pllakave të akullit në Antarktidë, jetën detare në rajon dhe ngritjen e niveleve globale të detit.
Prej vitesh shkenctarët kanë folur për ngrohjen e Polit të Jugut, por nuk e mendonin në këto përmasa pasi ai është i vendosur thellë brenda Antarktidës
“Kjo do të thotë se ngrohja e temperaturave është globale dhe se po e bën rrugën e saj edhe në vendet më të largëta,”- ka thënë autori kryesor i studimit Kyle Clem.
Në këtë studim, Clem dhe ekipi i tij analizuan të dhënat e stacionit të motit në Polin e Jugut, si dhe modele klimatike për të ekzaminuar ngrohjen në brendësi të Antarktidës.
Ata zbuluan se midis 1989 dhe 2018, Poli i Jugut ishte ngrohur me rreth 1.8 gradë Celsius gjatë 30 viteve të fundit me një normë prej +0.6 ° C për dekadë, tre herë më shumë se mesatarja globale. Në analizën e tyre shkencarët kanë theksuar se shkaku kryesor i ngrohjes ishte rritja e temperaturave të sipërfaqes së detit.
Ngrohja pritet të ketë pasoja të rënda globale, veçanërisht për miliona njerëz që jetojnë në brigjet e botës, të cilët janë të prekshëm nga rritja e nivelit të detit.



