Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sontme në zonën e ‘Komunës së Parisit në Tiranë, pasi një 32-vjeçar i ka dhënë fund jetës në banesën e tij. Sipas policisë L, I dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike kur ka dëmtuar veten duke prerë damarët.
Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e plota që e kanë çuar 32-vjeçarin të ndërmarrë këtë akt.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.11.2020, rreth orës 21:20, tek “Komuna e Parisit” në banesën e tij, shtetasi L.I., 32 vjeç, dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e për pasojë ka ndërruar jetë ( e konfirmuar nga ekipi mjekësor).
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



