​Miliarderi rus divorcohet edhe nga bashkëshortja e tretë

​Miliarderi rus divorcohet edhe nga bashkëshortja e tretë

Miliaderi rus, Roman Abramoviç dhe bashkëshortja e tij, Darja Zhukova, njoftuan ndarjen pas 10 viteve së bashku.

“Ne mbetemi miq të ngushtë, prindër dhe partnerë në projektet që bëmë së bashku. Ne jemi të vendosur t’i rrisim bashkë fëmijët tanë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të çiftit, raporton DPA.

“Ne do të punojmë së bashku si bashkëthemelues të muzeut të artit bashkëkohor ‘Garage’ në Moskë dhe të qendrës kulturore ‘New Holland Island’ në Shën Petërburg”, shtohej në deklaratë, por nuk është ende e qartë arsyeja e divorcit të tyre.

Abramoviç ka një pasuri prej nëntë miliardë dollarësh dhe është pronar i klubit anglez të futbollit ”Chelsea”.

Abramoviç ka qenë edhe dy herë të tjera i martuar. Ai kishte pesë fëmijë me bashkëshorten e dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy